Sindikata e pavarur e policisë

Kërkon dorëheqjen e Jankullovskës për kushte të vështira

18.04.2015 18:49

Sindikata e pavarur e Policisë sërish kërkojn dorheqjne e minstres së punëve të brendshme Gordana Jankullovska...

Kësaj radhe drejtuesi i Sindikatës Goce Delçev Todev, akuzon ministren Jankullovska se u ka shkaktuar dëm policëve të cilët punojnë në kushte të mjerueshme dhe nën presione të mëdha. Sipas Todev, policët të cilët punojnë në stacionin në Kodrën e Diellit në Tetovë çdo ditë udhëtojnë në këmbë për në vendin e tyre të punës.

“Ne jemi në kushte të varfra, të mjerueshme. Le ti dërgojnë shërbimet të kontrollojnë se si shkojnë policët në këmbë nga stacioni policor Kodra e Diellit deri në Tetovë. Ky është turpi që shohin qytetarët. Policët në kolonë ecin një pas një që të kthehen në shtëpi në Tetovë. Kthehemi përsëri në vitin 1945 kur kufiri është ruajtur me lëvizje kufitare në linjë nga ana e policisë” – tha kryetari i Sindikatës së pavarur të Policisë, Goce Delçev Todev.

Rritjen e pagave të policëve nga Sindikata e pavarur e interpretojnë si një hap të mirë, por edhe si ngarkesë duke pas parasysh se rritjet do të bëhen nga kreditë me të cilët është detyruar shteti.Todev shprehet se ka shumë polic që janë shpërndar në në policinë pyjore për shkak se nuk kanë qenë të partisë së njëjtë në pushtet, por në përgjithsi punonjësit në MPB janë të frikësuar dhe nuk duan të flasin publikisht për kushtet e këqija të punës.