Maqedoni

Parashikimi i motit

17.07.2024 09:06

Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta....

Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobëta e lokale shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. 
 
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 36 deri në 42°C. 
UV indeksi do të jetë 10.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 41°C.