BP: RRITEN DEPOZITET

Qytetarët vazhdojne te ken mosbesim te bankat

18.04.2015 18:56

Statistikat e bankës popullore të Maqedonisë flasin për rritje depozitash në banka, por kjo nuk reflektohet tek qytetarët...

Ata për TVM2 shprehen se nuk i besojnë sistemit bankar dhe nuk preferojnë që të kursejnë paratë e tyre nëpër banka. Si shkase për mosbesimin e tyre tek bankat ata përmendin edhe korupcionin dhe provizionin e ulët që japin bankat për depozitet, në krahasim me kamatën e lartë në rast të marrjes së kredive. 

“Nuk preferoj, pasi besimi është shumë i ulët në të gjithë sistemin sipas mendimit tim. Domethënë edhe në sistemin financiar edhe nëpër bankat edhe në krejt institucionet pothuajse në këtë shtet është bërë një eruzion i madh.”

“Atë qe e marrim e harxhojmë”

“Jo nuk preferoj të kursej paratë në banka, pasi që nëse un i kam borxh bankës ka kamatë të madhe, ndërsa nëse banka më ka borxh ose duhet të jep ndonjë provizion, atëher japin provizion minimal, pra ajo është në shërbim të bankës dhe assesi nuk paguhet të kursesh në banka”

“Jo se nuk është shumë e sigurtë këtu se si e Zvicrës, ka shumë korupcion, vjedhje në çdo moment mundet  të të vjedhin” – thanë disa nga qytetarët e intervistuar nga TVM2.

Statistikat e bankës popullore të Maqedonisë tregojnë se depozitat rriten nga muaji në muaj. Paratë e depozituara për muajin shkurt kapin shifrën e  288,143 miljon denarë, teksa për muajin janar ishte në vlerë të 287,208 miljon denarëve. (Ersan Pajaziti, TVM2)