AFGANISTAN

33 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur

18.04.2015 19:14

Përgjaket Afganistani në kohën kur autoritet mendojnë se situata është me e qetë dhe se vendi mund tja dalë edhe pa ndihmëm e ndërkombëtareve...

33 të vdekur dhe më shumë se 100 të plagosur është bilanci tragjik i një sulmi kamikaz.

Sipas policisë një ektremist shpërtheu veten më bombë në lindje të qyetit Jalalabad në afërsi të një banke, në momentin kur punëtorët ishin mbledhur për të marrë rrogat.

Hetuesit deklaruan se nuk është ende shumë e qartë nëse sulmuesi kishte bombat në trup apo i shpërtheu në një makinë. Ata vijojnë punën ndërkohë për të zbardhur dyshimet nëse ka pasur një tjetër shpërthim në momentin kur shumë njerëz u grubmulluan pas shëpthimit të parë, një mënyrë kjo e njohur e talebanëve për të shkaktuar sa më shumë viktima.

Gjithsesi talebanët nuk kanë pranuar përgjegjësinë për sulmin, edhe pse në raste të tjera të ngjashme ata pranojnë kryerjen e tyre. Sulmet me bomba në Afganistan janë rritur pas largimit të trupave amerikane dhe nacioneve të tjera nga vendi.

Nga 130 mijë ushtarë të vendosur në Afgnaistan në 2001, NATO tashmë ka më pak se një mije dhe që pritet të largohen të gjithë në një kohë të shkurtër.