Maqedoni

Rasti “Zinxhir”, 4 të akuzuar pranojnë fajësinë

17.07.2024 13:37

Katër të akuzuar për rastin “Zinxhir” pranuan fajësinë, ndërsa Gjykata Penale i shqiptoi gjykimet e shkallës së parë...

Katër të akuzuar për rastin “Zinxhir” pranuan fajësinë, ndërsa Gjykata Penale i shqiptoi gjykimet e shkallës së parë. Dënimet me burgim janë afër minimumit ligjor dhe për tre të akuzuarit është shqiptuar dënim total prej katër viteve dhe njëmbëdhjetë muaj, ndërsa një prej të akuzuarve është dënuar me burgim dyvjeçar me kusht, që nuk do të hyjë në fuqi, nëse në një afat kohor prej pesë viteve nuk kryen vepër të re penale. Sipas Gjykimit të shkallës së parë, firmat kanë obligim të paguajnë 2.5 milionë denarë. Grupi akuzohet për bashkim kriminal, larje parash dhe për fshehjen e tatimit. Sipas akuzës, të akuzuarit e kanë dëmtuar buxhetin për 8 milionë euro. Prokuroria kërkoi, ndërsa Gjykata miratoi deri në hyrjen në fuqi të vendimit dy nga të akuzuarit të mbeten në paraburgim dhe për një prej të akuzuarve të shqiptohet masa arrest shtëpiak deri sa vendimi të bëhet fuqiplotë. 
 
“Sa i përket masave të kujdesit të caktuara ndaj të akuzuarës Lubica Ivanova, ajo vlen deri sa vendimi të bëhet i plotfuqishëm. Prokuroria nuk do të prononcohet duke pasur parasysh faktin se edhe mbrojtja nuk parashtroi propozim me të cilat do të kërkonte shfuqizim të masave të kujdesit.”, - deklaroi prokurorja publike, Natasha Pop Trajkova.
 
“Konsideroj se prokurorja, sa i përket klientit tim, ka dhënë propozim korrekt dhe ne nuk do ta kundërshtojmë atë.”, - theksoi avokati, Valentin Zafirov. 
 
Dy biznesmenët, njëri prej Manastirit dhe tjetri prej Negotinës, të cilët sipas akuzës kanë qenë organizator të grupit, janë në ikje dhe për ta është shpallur fletarrest ndërkombëtar. 
 
FLUTURA LATIFI