Maqedoni

Lufta kundër korrupsionit, Andonovski: Nevojitet bashkëpunim institucional

17.07.2024 14:20

Lufta kundër korrupsionit kërkon transformim digjital të institucioneve që udhëheqin financat publike....

Lufta kundër korrupsionit kërkon transformim digjital të institucioneve që udhëheqin financat publike. Kjo u tha në Konventën Nacionale të Bashkimit Evropian, ku u konstatua nevoja për bashkëpunim më të madh ndërinstitucional. Ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski theksoi se në vend ekziston projekt për ndërveprueshmëri institucionale që shërben për bashkëpunim dhe këmbim të të dhënave, por që shumë pak shfrytëzohet. Andonovski paralajmëroi reforma në këtë sektor, ku tha se do të krijohet një portal i përbashkët për shërbime, ku qytetarët me një vend do të mund të marrin shërbime elektronike në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
 
“Çdo shtet ballafaqohet me këtë, ndërsa shohim që edhe shtetet e rajonit janë duke përparuar me një tempo të shpejtë, kështu që qëllimi ynë do të jetë jo vetëm t’i arrijmë, por edhe t’i tejkalojmë vendet e rajonit. Meqë ketë e bëjnë të gjitha shtetet, pse mos ta bëjmë edhe ne me politika të mençura?, - deklaroi ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski.
 
Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Elena Petrova, tha se me reformat e reja, sportelet do të zëvendësohen me shërbime elektronike dhe se paraqitja e tatimeve do të realizohet përmes shërbimit të vetëm elektronik. Me këtë do të pengohet çdo keqpërdorim i sistemit tatimor. 
 
“Disponueshmëria e të dhënave në sistemin e DAP-it në kohë reale që do të bëhet përmes digjitalizimit do të mundësojë përballim më të shpejtë me të gjitha format e gabime që mund të jenë të paqëllimshme deri tek keqpërdorimet keqdashëse dhe mashtrimet tatimore.”, - theksoi drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova. 
 
Në reformat për transformimin digjital duhet të marrin pjesë edhe kuadro nga Fakulteti i Informatikës, Inxhinierisë kompjuterike, tha dekani Boro Jakimovski.
 
“Realiteti është se numri më i madh i tyre punojnë në kompani që zhvillojnë zgjidhje për jashtë vendit dhe gjithsesi se duhet të bëhen përpjekje në suaza të institucioneve adekuate ku do të mund të inkuadrohen për zhvillimet e softverit në vend.”, - u shpreh dekani i Fakultetit të Shkencave të Informatikës dhe Inxhinierisë Kompjuterike, Boro Jakimovski.
 
Transformimi digjital është një prioritet kyç për Bashkimin Evropian, u tha me këtë rast.
 
FLORIJE KAMBERI