SULMOHET AMBASADA AMERIKANE NË IRAK

3 te vrarë dhe shume të plagosur

18.04.2015 19:21

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe disa janë plagosur jashtë konsullatës amerikane në Erbil, kryeqyteti i rajonit kurd në Irak, pas shpërthimit të një bombe...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar sulmin me bombë pranë konsullatës, por ka bërë të ditur se asnjë shtetas amerikan nuk është lënduar.

Një dëshmitar ka thënë për “Reuters” se ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm, i cili është shoqëruar me të shtëna armësh, në një zonë ku qëndrojnë shumë të huaj.

Kurdët në Irak janë një aleat i rëndësishëm i koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në luftën e saj për të degraduar dhe shkatërruar Shtetin Islamik.