Maqedoni
Kondicionerët janë zgjidhje, por me pasoja, Zdravevska: Kujdes nga hipotermia
17.07.2024 15:33
Nga temperaturat e papërballueshme mbi 40gradë, shpëtimi kërkohet tek pajisjet për freskim...

Nga temperaturat e papërballueshme mbi 40gradë, shpëtimi kërkohet tek pajisjet për freskim, por pikërisht ato mund të bëhen kërcënim për shëndetin, sidomos nëse filtrat nuk pastrohen rregullisht, ekziston kërcënim i shëndetit nga legjiomeloza, e njohur si sëmundje e legjionareve, pneumoni e mushkërive ose infeksione tjera të sistemit respirator, paralajmëron pulmologia, Marija Zdavevska, sipas së cilës rrezik paraqet hyrja në ambiente shumë të ftohta, përderisa trupi është i nxehtë.
“Ajri i ftohtë i thanë sekrecionet, nga ana tjetër, në vetë organizmin, nëse ai nuk është në lëvizje, në atë ajër të ftohtë, ndodh hipotermia.”, - u shpreh pulmologia, Marija Zdravevska.
Kondicionerët kontribuojnë edhe në ngrohjen globale së bashku me automjetet e errëta dhe sipërfaqet e betonit në vendet e nxehtësisë urbane.
Koçullovski: Qëndrimi nën hije, zgjidhja më e mirë
Dr. Koçullovski beson se studimi i zbatuar në kryeqytet ka treguar dallime të mëdha të temperaturave në ditë të caktuara me mbi 7 gradë të matura në zonat qendrore dhe ato në parkun e qytetit.
“Kur jeni ndër hije ndër një dru me hije më të madhe disa metra, ju ndiheni më këndshëm për shkak të frymëmarrjes dhe nëse nuk keni hapësirë për të mbjellë gjelbërim, mund të mbillni në kulm ose në ballkone që të keni më shumë gjelbërime.”, - theksoi dr. Koçullovski.
Studimin e Institutit për Shëndet Publik, ekipi i profesor Koçullovskit, e ka kryer në 1.5 metër katror, me termometër të kalibruar dhe të atestuar në qendër dhe në periferinë e Shkupit.
ARDITA RAMADANI
