Maqedoni
Zjarr në anën greke të kufirit, mbyllet vendkalimi kufitar Bogorodicë
17.07.2024 15:51
Vendkalimi kufitar Bogorodicë është mbyllur, për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën greke të kufirit....

Vendkalimi kufitar Bogorodicë është mbyllur, për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në anën greke të kufirit.
Nga MPB-ja e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni përmes kësaj pike kufitare është i ndërprerë dhe po ndërmerren masa intensive për shuarjen e zjarrit. “Pas shuarjes së tij do të mundësohet sërish lëvizja përmes kësaj pike kufitare. Apelojmë qytetarët të mos drejtohen në këtë vendkalim kufitar derisa të bëhet e ditur se zjarri është shuar dhe qarkullimi është normalizuar.”, thuhet në njoftimin e MPB-së për qytetarët, ndërsa Lidhja AutoMoto e Maqedonisë njoftoi se veturat janë duke u devijuar në pikën kufitare “Dojran”.
