Botë
Temperatura rekorde në Evropë, miliona njerëz përballen me të nxehtin ekstrem
17.07.2024 16:56
Temperatura globale ka shënuar rekorde ekstreme në disa vende evropiane me temperatura që kapin vlerën e mbi 40 gradëve....

Temperatura globale ka shënuar rekorde ekstreme në disa vende evropiane me temperatura që kapin vlerën e mbi 40 gradëve. Shërbimi meteorologjik i Severe Ueather Europ shkruan se i gjithë Ballkani dhe pjesë të Evropës Lindore janë nën një valë të të nxehtit që nga fillimi i korrikut dhe parashikohet që vapa të zgjasë edhe dy javë.
“Kjo është një valë historike e të nxehtit me temperatura ditore që e kalojnë pragun prej 40 gradë Celsius. Më intensive është në Gadishullin Ballkanik dhe Evropën Lindore. Detet në rajonin e Mesdheut po nxehen gjithashtu, duke arritur në 30 gradë Celsius në vende. Sipas parashikimeve të modelit global të motit, temperaturat do të mbeten shumë mbi mesataren në të gjithë Evropën Jugore dhe Lindore gjatë korrikut.”, njofton SËE-ja.
Gjatë kësaj periudhe, vapa ishte shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes për një mesatare prej 20 njerëzve në vit në Gjermani. Shumë persona në Gjermani kanë përfunduar madje në spital, për shkak të kësaj vape. Vala e të nxehtit kaploi pjesë të mëdha edhe në Ukrainë. Kjo situatë edhe më tepër vështirësoi punën e personave që po përballen me luftën atje.
“Kemi kanaçe me ujë. Në ndalesën e fundit u freskuam me ujë. Jemi duke u përshtatur me kohën, kemi kohë që punojmë. Nuk ka rëndësi nëse është vapë apo jo, ne duhet të punojmë. Duhet të transportojmë njerëz. Nuk kemi tjetër çfarë bëjmë.”, - tha një vozitës.
“Është shumë vapë. Vetëm një minutë të qëndrojmë në diell dhe menjëherë bëhemi ujë. Ndonjëherë ndjejmë marramendje dhe të përziera.”, - u shpreh një qytetare.
I nxehti ka prekur edhe pjesën më veriore të Evropës. Banorët e Norvegjisë Veriore kanë mirëpritur temperatura më të larta këtë korrik se sa janë mësuar.
"Tani është më ngrohtë në veri. Dhe nuk është ngrohtë në jug. Ne ndoshta mund të shpallim Norvegjinë Veriore si fituese.", - theksoi meteorologu, Isak Sletebo.
Temperaturat e larta kanë shënuar rekorde edhe në Poloni, ku për shkak të temperaturave janë mbyllur edhe atraksionet turistike.
BELINDA KOKA ADEMI
