AUSTRALI: ARRESTOHEN 5 TË RINJË
Planifikuan sulm terrorist
18.04.2015 22:08
Policia në Australi ka arrestuar pesë të rinjë, të cilët të inspiruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), kishin planifikuar sulm madhor terrorist në qytetin Melburn më 25 prill, me rastin e një përkujtimi të një beteje në Luftën e Parë Botërore…

Sipas policisë, personat e arrestuar, të moshës 18 dhe 19 vjeçare, janë arrestuar sot herët në mëngjes, gjatë një serie të bastisjeve.
Qeveria e Australisë e ka ngritur alarmin për terror, pas kërcënimit nga mbështetësit e grupit ekstremist, Shteti Islamik.Në shtator të vitit të kaluar, zëdhënësi i militantëve të Shtetit Islamik, Abu Mohammed al-Adnani, e ka transmetuar një mesazh për sulme të jashtme, duke e përmendur Australinë në mënyrë specifike.
