Botë

Gjashtë të vdekur, disa ende të bllokuar brenda – detaje dhe pamje nga një zjarr masiv në një qendër tregtare në Kinë

17.07.2024 20:24

Zjarrfikësit kanë nxjerrë gjashtë trupa të pajetë nga një qendër tregtare...

Zjarrfikësit kanë nxjerrë gjashtë trupa të pajetë nga një qendër tregtare në Kinën jugperëndimore pasi shuan flakët.

Por, sipas mediave të huaja, aty, mbetën edhe disa njerëz, ende të bllokuar.

Siç bëhet e ditur më tej, rreth 30 të tjerë janë shpëtuar nga kompleksi tregtar në qytetin Zigong në provincën Sichuan.

“Gjashtë persona janë vrarë”, tha transmetuesi shtetëror CCTV, duke shtuar se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë.

Ndërkohë, pamjet e transmetuara dhe të shpërndara në mediat sociale treguan tym të zi të dendur që ngrihej nga ndërtesa.

Zigong, rreth 1900 kilometra larg kryeqytetit Pekin, është shtëpia e afro 2.5 milionë njerëzve.