Botë
Tre të lënduar pasi një makinë godet një kafene në Paris
17.07.2024 21:19
Një shofer voziti veturën e tij nëpër tarracën e një kafeneje në qytetin e Parisit...

Një shofer voziti veturën e tij nëpër tarracën e një kafeneje në qytetin e Parisit, nikoqirit të Lojërave Verore Olimpike. Tre persona janë plagosur rëndë, thanë zyrtarët për AFP-në, pa treguar për motivin e mundshëm të kësaj ngjarjeje.
Një burim në polici, i cili kërkoi të mbetej anonim, tha se shoferi është larguar nga vendngjarja në veri të Parisit, ndërkaq një pasagjer në makinën e tij është ndaluar nga autoritetet.
Një burim tjetër tha për AFP-në se pasagjeri i ndaluar ka rezultuar pozitiv në konsumimin e alkoolit dhe drogës.
