Derbi per Barcelonen

18.04.2015 22:13

Skuadra e Barcelonës ka bërë një hap të madh drejt titullit të La Ligës, pasi në Camp Nou ka mposhtur Valencian me rezultat 2:0….

Golin e parë e ka shënuar Luis Suarez në minutën e parë të takimit, ndërsa Valencia kishte mundësi që të barazonte rezultatin në minutën e 10’të, por Bravo arriti të mbronte penalltinë e Parejos.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli edhe Leo Messi, i cili shënoi golin e dytë për Barcelonën.

Pas kësaj fitoreje Barcelona përforcon pozitën e parë me 78 pikë, 5 më shumë se sa Reali që luan më vonë kundër Malagas në Santiago Bernabeu.

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, luajti nga minuta e parë për Valencian që është e katërta në tabelë, me tri pikë më shumë se Sevilla që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ajo që vlen të theksohet në këtë sfidë është se Lionel Messi ka thyer një rekord në karrierën e tij duke shënuar 400 gola me fanellën e Barcelonës.