Maqedoni
Transportuesit, zvogëlohet koha e pritjes në dogana
18.07.2024 16:00
Sistemi për leximin automatik të targave të transportuesve...

Sistemi për leximin automatik të targave të transportuesve, sistemi i sofistikuar i mbikëqyrjes, harmonizimi i çmimeve të doganave dhe inspektorëve janë pjesë e masave që do të ndërmerren për të shkurtuar kohën e pritjes së transportuesve, njoftuan nga Drejtoria e Doganave dhe Shoqata “Makam-Trans”.
Sipas drejtorit të doganës, Boban Nikollovski, masat duhet të kontribuojnë për një sistem më efikas për ekonominë.
“Të kujdesemi që ky proces i lëvizjes doganore të jetë raport partneriteti dhe të gjithë përfitojnë, por më së shumti shteti, ekonomia, si dhe buxheti të fillojë të mbushet.”, - deklaroi drejtori i Doganave të RMV-së, Boban Nikollovski.
Nga Shoqata “Makam-Trans” theksuan se duhet të zvogëlohet koha e pritjes, në mënyrë që të sigurohet zhvillim dhe rritje e qëndrueshme e ekonomisë.
“Revoltën që ndodh për shkak të pritjes, bërjes së ndonjë gjëje, duhet ta zvogëlojmë duke ndërmarrë disa veprime, si përshpejtimi gjatë hyrjes me Agjencinë e Veterinarisë, me inspektorët e tjerë dhe çdo mundësi tjetër. Theksoj se sikurse edhe për pesë minuta të ulet koha e pritjes do të jetë mirë për të gjithë ne.”, - theksoi Biljana Muratovska nga Shoqata “Makam-Trans”.
Transportuesit e anketuar nga TVM theksojnë se në këtë mënyrë dukshëm do të ulet koha e pritjes.
“Varësisht nga dita, mund të presim edhe 5-6 orë. Sot është mirë!”, - tha një transportues.
“Në kufirin Kroaci-Serbi pritet më shumë, deri më 10 orë. Këtu prita rreth 1 orë.”, - tha një transportues tjetër.
“Më shumë pritet se sa punohet.”, - u shpreh një transportues.
Administrata doganore thekson se të gjitha protokollet e nënshkruara do të vazhdojnë të zbatohen në mënyrë aktive. Ata theksuan si të rëndësishëm protokollin me Serbinë fqinje, i cili do të zvogëlojë kohën e pritjes, me një ndalesë për transportuesit.
FLORIJE KAMBERI
