Shabani, midis BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka tabu tema
Edhe përkundër krizes politike në vend, midis BDI dhe VMRO-DPMNE nuk ka tabu tema...

Kështu shprehet Ministri I Veteqeverisjes Lokale, Lirim Shabani në intervisten javore për Radion Evropa e Lirë. Ai sqaron se edhe në rastet kur këto dy parti nuk kanë pajtueshmëri për ndonjë çështje, përmes dialogut gjen zgjidhje për të gjitha problemet.
“Edhe në një familje ndonjëherë paraqiten mos kuptime midis anëtarëve, kështu edhe ne ndonjëherë kemi raste kur kemi pa pajtueshmëri, megjithatë është me rëndësi se ne jemi të hapur për dialog, debatojmë tërë kohën dhe shpesh herë përmes dialogut gjejmë zgjidhje ndaj të gjitha problemeve, kështu që nuk ka tema tabu të cilat nuk i hapim dhe nuk diskutojmë bashkërisht” – tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Lirim Shabani.
Sa i përket qëndrimit të BDIsë për harxhimin e parave që janë të dedikuara për veteqeverisjen lokale, Shabani thotë se të gjitha projektet që i finanson qeveria, të miratuara nga të dyja palët realizohen sipas dinamikës së përcatuar paraprakisht.
“Unifikimi I pamjes së çarshis së Vejtër, është program I Qeveris, gjegjësisht program i cili zbatohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Komunës së Çairit. Qëllimi kryesor i këtij projekti është për të tërhequr turistë, dhe mund lirshëm të konstatojm se qëllimi është ekonomik. Investimet! Dhe a jemi ne të kënaqur se si harxhohen parat, ka një sër projektesh infrastrukturore, si për shembull koridori 8 ose koridori 10, për të cilat nuk mund të themi se janë projete te BDI-së ose VMRO-se, apo një të tretë apo katërti, ata janë projekte që i shërbejnë të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Një shembull i dytë është sheshi Skënderbe që është projekt i Qeverisë, së bashku e ndërtojm dhe tentojm të bashkojm modernen me tradicionalen” - tha ministri i vetëqeverisjes lokale, Lirim Shabani.
Duke folur mbi ankesat e kryetarëve të komunave opozitare se nuk marrin mjete të mjaftueshme nga pushteti qendror për t`i realizuar projektet e nevojshme, Ministri Shabani vlerson se Struga e Studeniçani janë shembuj se ai nuk i përjashton komunat opozitare në të cilat janë bërë investime. (Sanije Kasami, TVM2)
