Ekonomi

Ribalansi i buxhetit, Baush: Rimëkëmbje ekonomike në tremujorin e fundit

18.07.2024 16:46

Kemi nevojë për rritje ekonomike të natyrshme dhe aktivitet ekonomik të kompanive...

Kemi nevojë për rritje ekonomike të natyrshme dhe aktivitet ekonomik të kompanive dhe jo rritje artificiale të pagave. Ka vende me borxhe publike më të mëdha se i yni, por kjo nuk reflektohet negativisht si në rastin tonë, potencon  analisti ekonomik, Abil Baush, për ribalansin  e paraqitur të buxhetit. Ai pret rimëkëmbjen ekonomike në tremujorin e fundit të vitit.
 
“Nga Qeveria e re kërkuam t’i ndalojë disa shpenzime të panevojshme, p.sh. ndërmarrjet publike janë çdoherë në borxhe, duhet bërë reformë ku ato do të kishin rezultate të mira dhe nga ndërmarrjet humbëse të kalojnë në ndërmarrje profitabile.”, - deklaroi analisti ekonomik, Abil Baush. 
 
Llukarevska për buxhetin: Është gënjeshtër se mungojnë 500 milionë euro
 
LSDM-ja akuzoi se VMRO-DPMNE-ja po e çon shtetin drejt humbjeve  financiare. Ata thonë se në kohën kur ishin në pushtet arritën ta ulnin deficitin buxhetor në 3.6% dhe borxhin publik në 55%, ndërsa tani  deficiti është rritur në 4.9% dhe borxhi publik në 68%.
 
“Gënjeshtra e parë është se është shpenzuar shumë dhe mungojnë 500 milionë euro nga buxheti për çka do të ketë  përgjegjësi. Ky është një tentim i pasuksesshëm që të frikohen qytetarët për gjendjen e keqe, siç thonë ata. Deri në momentin e zgjedhjeve, nëse shihni platformën financa të hapura  për transparencë, që LSDM-ja e vendosi mund të shihni se për të gjitha shpenzimet janë paraparë mjete dhe nuk mungon asnjë denarë.”, - theksoi deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.
 
Analisti Baush thotë se buxheti nuk është në vdekje klinike, siç tha ministrja Koçoska, por në vdekje, sepse mungojnë 32 miliardë denarë dhe për gjysmë viti janë shpenzuar mjetet e planifikuara për fund të vitit 2024.
 
Me ribalansin, sipas tij  janë rialokuar  350 milionë euro nga projektet që kanë pasur  realizim të dobët.
 
FLUTURA LATIFI