Maqedoni

Mbytet një person në Liqenin e Dojranit

18.07.2024 19:07

Mëngjesin e sotëm në ora 10:10 në SPB Strumicë është raportuar se një person është mbytur...

Mëngjesin e sotëm në ora 10:10 në SPB Strumicë është raportuar se një person është mbytur në liqenin e Dojranit.
 
Sipas informacioneve nga policia, burri është hedhur në ujë nga një varkë, ka notuar disa metra dhe më pas është mbytur.
 
“Në vendin e ngjarjes ndodhen zyrtarë policorë nga njësia e Policisë Gjevgjeli. Është kontaktuar një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike Veles dhe janë thirrur ekipet zhytëse për gjetjen e personit”, njoftojnë nga SPB Strumicë.
 
Për momentin nuk është bërë i ditur identiteti i personit të mbytur, ndërsa më shumë detaje nga policia do të njoftojë më vonë.