Maqedoni
Koalicioni VLEN siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare
18.07.2024 18:41
Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, theksoi se me ribalansin e buxhetit...

Deputetja e koalicionit VLEN, Saranda Imeri, theksoi se me ribalansin e buxhetit, VLEN-i siguron 30 milionë euro për komunat shqiptare.
“Koalicioni VLEN ka caktuar një program financiar prej 6 miliardë denarë, një pjesë e konsiderueshme i të cilit do të investohet vetëm në komunat shqiptare. Nga kjo shumë totale prej 6 miliardë denarësh, një e treta ose 30 milionë euro do të ndahen për komunat me shumicë shqiptare deri në fund të vitit 2024. Ky investim është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar infrastrukturën, shërbimet publike dhe cilësinë e jetës së qytetarëve. Ky fond do të përfshijë projekte të ndryshme zhvillimore që synojnë, 1. përmirësimin e infrastrukturës rrugore, ku parashihet ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve për të lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen ndërmjet komunave; 2. rritjen e cilësisë së arsimit, investime në shkolla, mjete didaktike dhe trajnime për mësuesit për të garantuar një arsim cilësor për të rinjtë; 3. përmirësimi i shërbimeve shëndetësore, pajisje të spitaleve dhe qendrave shëndetësore me teknologji moderne dhe rritjen e kapaciteteve për shërbime shëndetësore të avancuar.”, - deklaroi deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri.
