Botë
Një i vdekur dhe tetë të plagosur nga një shpërthim i shkaktuar nga një dron në Tel Aviv
19.07.2024 13:39
Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:15 në qendër të Tel Avivit...

Një shpërthim ka ndodhur rreth orës 03:15 në qendër të Tel Avivit , si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur lehtë.
Sipas përditësimit të fundit nga forcat e armatosura izraelite, shpërthimi u shkaktua nga një dron që u përplas në një ndërtesë.
Rasti është ende nën hetim, tha një zëdhënës i IDF-së , pasi droni duket se ka hyrë në hapësirën ajrore të Izraelit pa aktivizuar mbrojtjen ajrore të vendit./Top Channel
