700 klandestinë mbyten në kanalin e Siçilisë
Një peshkarexhë me në bord rreth 700 klandestinë është mbytur gjatë natës në Kanalin e Siçilisë, rreth 100 kilometra në veri të Libisë, ku janë shpëtuar vetëm 28 persona...

Karlotta Sami zëdhënëse e UNHCR-it theksoi se në bazë të informacioneve të marra nga një dëshmitar së paku 700 persona kanë qenë në anije që don të thotë se numri I tyre mund të jetë shumë më I madhë 700, dhe deri tani 28 janë shpëtuar.
Ekipet e shpëtimit janë në teren të cilave I janë bahskangjitur edhe dy anije nga Malta për ndihmë.
Kryeminsitri I Italisë Mateo Renci deklaroi se jemi dëshmitar të tragjedive, të pothuajse, të përditshme në detin mesdhe, dëshmitarë të masakrave njerëzore dhe qëndrojmë indiferent ndaj tyre.
“Ne politikanët pyesim veten se si mundet të qëndrojmë indiferent tragjedive të tilla si kjo që ndodh në këtë det,ndaj rrëmbimit të vajzave në Nigeri nga Boko Haram për mbi një vit? Si mund të qëndrojmë të pandjeshëm kundrejt dhimbjes së popujve që vdesin në një kohë kur komunikimi globale na jep mundësinë ne të dimë gjithçka? Këtu është drama dhe bukuria e politikës" – tha krymenisitri i Italisë, Matteo Renzi.
Edhe Papa Francesku në Sheshin Shën Pjetri para besimatrëve tha se shpreh keqardhjen e tij për viktimat dhe familjet të cilat përjetuan tragjedi të tillë duke u lutur për të gjithë njerëzit në botë të cilët janë viktimë e kushteve të vështira të jetës. Sipas informacioneve të para, mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.
Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë. Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
