Botë
Trampi merr zyrtarisht nominimin e republikanëve: Mund t’i ndal të gjitha luftërat me një telefonatë
19.07.2024 14:48
Rejtingu i Trampit është në rritje, madje edhe kundërshtarët republikanë...

Rejtingu i Trampit është në rritje, madje edhe kundërshtarët republikanë kanë shprehur mbështetjen e tyre të plotë për një mandat të ri të biznesmenit karizmatik në Shtëpinë e Bardhë. Konventa katërditore ishte historike sipas votave të fituara, adutë kryesorë ishin strategjia e Trumpit për rikthimin e madhështisë së Amerikës dhe sigurisht atentati i dështuar.
“U ndjeva i sigurt, sepse Zoti ishte në anën time. Gjëja më magjike është se nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në momentin e fundit, para goditjes, plumbi i vrasësit do të kishte goditur objektivin dhe nuk do të isha sot këtu. Ne nuk do të ishim bashkë.”, - deklaroi kandidati për kryetar të ShBA-së, Donald Tramp.
Bashkimi mes amerikanëve po rritet gjithashtu. Trampi ka thënë se do të jetë presidenti i të gjithëve, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, përkatësisë politike apo fetare. Së pari, Amerika do të duhet të shpëtohet nga udhëheqja e paaftë. Dhe ajo që është më e rëndësishmja për botën, do t'u japë fund luftërave dhe konflikteve, si në mandatin e kaluar.
“Unë do t'i jap fund të gjitha krizave ndërkombëtare të krijuara nga kjo qeveri, përfshirë luftën midis Ukrainës dhe Rusisë. Kjo nuk do të kishte ndodhur, nëse do të isha president. Kjo vlen edhe për luftën e shkaktuar nga sulmi ndaj Izraelit.”, - theksoi kandidati për kryetar të ShBA-së, Donald Tramp.
Trampi po bëhet pjesë e ëndrrës amerikane. Fasha në veshin e djathtë është pjesë e komercializimit politik, madje edhe legjenda e mundjes, Hulk Hogan u shfaq në kongres me një bluzë dhe titullin: Trampmania. Për Hulkun, Trampi është gladiatori i ri.
“Kur u përpoqën të vrisnin presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara, unë thash: Mjaft është mjaft. Ndaj vëlla, le të fitojë furishëm Trampmania. Trampmania do ta bëjë Amerikën përsëri të madhe, vëlla.”, - tha mundësi profesionist në Shtetet e Bashkuara, Hulk Hogan.
“Muzikë, balona, gjithçka është e mrekullueshme. Trampi duhet të zgjidhet si presidenti i 47-të amerikan, ai bëri një punë të shkëlqyer politikane nga Arizona.”, - theksoi Liz Harris.
"Dhe është shumë mirë që Melania ishte me të.”, - tha një delegate nga Teksasi, Deana Abasi.
Glamouri i kongresit republikan në Milvoki për pak kohë u la në hije nga pamja e ish-zonjës së parë, e cila megjithatë nuk mbajti një fjalim, duke preferuar nominimin e të shoqit për njeriun e parë në Shtëpinë e Bardhë.
FLUTURA LATIFI
