Maqedoni

Mungesa e transportit në Shkup, qytetarët presin autobusë me orë të tëra

19.07.2024 15:34

Kaosi i krijuar me transportin publik sjell shumë pakënaqësi për qytetarët...

Kaosi i krijuar me transportin publik sjell shumë pakënaqësi për qytetarët, sidomos për ata qytetarë, të cilët paguajnë kartela të cilët janë 1.600 denarë kartela mujore, mirëpo ka qytetarë të cilët janë edhe të kënaqur.
 
“Po ka 10 minuta a 20, nuk e di unë nuk udhëtoj aq shpesh sot në treg. Dola edhe nuk e di, nuk është në rregull, po çka të bësh.”, - tha një qytetare. 
 
“Po, un kam pritur nr. 12. E kam pritur nga higjiena komunale diku rreth gjysmë ore. Po, nuk është në rregull, por brenda kishte klimë.”, - tha një qytetare tjetër.
 
“Po, autobus presim nga 40 minuta. Jo, nuk është në rregull kjo.”, - u shpreh një qytetare.
 
“Po, në disa autobusë ka, e në disa nuk ka.”, - u shpreh një qytetar.
 
“Po, nuk është në rregull, por çfarë të bëjmë. Në disa autobusë ka, në disa nuk ka, po djersitemi mirëpo ajo është, s’kemi çfarë të bëjmë, po paguajmë mujore, por këto janë kushtet, çfarë të bëjmë. Ne kemi vështirësi, patjetër e kemi.”, - u shpreh një qytetar tjetër.
 
“Po, shumë kohë pritet. Unë nuk pres, se këtu jetoj. Shumë orë pritet. Po ku është në rregull në 50 gradë njerëzit të sëmuren, si është në rregull? , - tha një qytetar.
 
Protesta e Punonjësve të Transportit eskalohet për shkak të 2 milionë eurove të papaguara. Reduktimi i orarit të autobusëve privat ka ardhur si rezultat i një  borxhi të  papaguar nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik që  shkon rreth 2 milionë euro.
 
Pritet që në ditët në vijim të ketë  detaje se a do të arrihet marrëveshje për pagesën e borxhit ndaj tyre. Ndërsa negociatat vazhdojnë, palët e përfshira mbeten të shpresojnë për një zgjidhje që prioritet kanë interesat e punonjësve të transportit dhe qytetarëve. 
 
ARDITA RAMADANI