Maqedoni
Mbrëmja e së enjtes me mot të lig, disa vende në Shkup mbetën pa rrymë elektrike
19.07.2024 15:57
Reshjet e shiut, stuhia dhe era e përforcuar, mbrëmjen e së enjtes shkaktoi...

Reshjet e shiut, stuhia dhe era e përforcuar, mbrëmjen e së enjtes shkaktoi probleme dhe dëme materiale. Në terr mbetën disa amvisëri në rajonet e Shkupit, kryesisht në komunën e Aerodromit, ndërkaq disa semaforë kanë qenë jashtë funksionit.
Pas stuhisë, konsumatorët janë pajisur me energji elektrike, por pas një kohe të shkurtër furnizimi me energji elektrike është ndërprerë për shkak të dëmtimit që ka pësuar rrjeti i shpërndarjes. Nga eklektro-distribuimi thonë se ekipet në terren kanë normalizuar furnizimin me energji elektrike.
“Ekipi i elktro-distribuimit ka punuar pandërprerë gjithë natën për ta rregulluar defektin që mbrëmë u shkaktua si rezultat i motit të lig në rajonin e Shkupit. Në rrjedhë e sipër është procedura për lëshim në funksion të energjisë elektrike për shfrytëzuesit të cilët janë përfshirë nga ç’kyçja e rrjetit.”, - thonë nga EVN-ja për televizionin tonë.
Ndërkohë qytetarët e anketuar nga TVM, me deklarata për dëmet dhe pasojat nga moti i lig.
“Pasi kapi mot i lig, nuk patëm rrymë, pastaj njëherë kishte, më vonë jo. Nuk kishim informacione. Uji na erdhi deri në prag të derës, sot gjithë ditën mbledhim mbeturina.”, - tha një qytetare.
“Këtu ku unë jetoj shkaktoi dëme të mëdha.”, - tha një qytetar.
“Rryma erdhi pas një a dy orëve, ndërkaq televizioni nuk kishte sinjal 13-14 orë.”, - u shpreh një qytetar jetër.
Stuhia e djeshme ka shkaktuar edhe dëme të tjera në lagjet e Aerodromit dhe Autokomandës, si pemë të rrëzuara, makina dhe çati të dëmtuara.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
