Maqedoni

Ethet e Nilit perëndimor, në Koçan regjistrohet rasti i dytë

19.07.2024 16:20

Në Koçan regjistrohet rasti i dytë i prekur nga ethet e Nilit perëndimor...

Në Koçan regjistrohet rasti i dytë i prekur nga ethet e Nilit perëndimor, njofton Instituti për Shëndet Publik. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, i cili është infektuar gjatë një udhëtimi në Tunizi kah fundi i qershorit.
 
“34-vjeçari simptomat e para i ka ndjerë një javë pasi është kthyer nga udhëtimi, sikurse temperaturë, ethe, dhimbje muskulore, por në fund ka kolabuar. Ai është hospitalizuar në spitalin e Shtipit dhe pas disa analizave dhe trajtimeve është lëshuar në gjendje të mirë shëndetësore.”, thonë nga Instituti për Shëndet Publik.
 
Epidemiologët bëjnë me dije se tani është koha e përhapjes së sëmundjeve nga mushkonjat, andaj apelojnë qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse vërejnë simptome.
 
“Duhet të vendosen rrjete mbrojtëse në dyer dhe dritare, si dhe përdorim i preparateve kundër pickimit nga mushkonjat, janë pjesë e masave që qytetarët mund t’i ndërmarrin për t’u mbrojtur nga këto insekte.”, rekomandojnë epidemiologët.
 
Përpos etheve të Nilit perëndimor, mushkonjat janë bartëse edhe të malarias. Rasti i parë me këtë sëmundje u regjistrua në prill tek një banor i Vasilevës, i cili ishte infektuar pasi kishte udhëtuar jashtë shtetit.
 
Në 80% të rasteve ethet e Nilit kalojnë pa simptoma, ndërkaq rrallë herë shkakton ndezje në tru, por vetëm me temperaturë dhe dhimbje në muskuj. Në vend, nga viti 2011 e deri në vitin e kaluar, janë regjistruar 45 të prekur nga ethet e Nilit perëndimor, 4 prej tyre kanë përfunduar fatalisht. 
 
MERAL ISMAILI