Maqedoni

Microsoft, problem global teknik, shkaktoi kaos në botë

19.07.2024 16:43

Për shkak të ndërprerjes globale të shërbimeve të Microsoftit,një pjesë e institucioneve...

Për shkak të ndërprerjes globale të shërbimeve të Microsoftit,një pjesë e institucioneve në vend po përballen me probleme teknike. Disa nga bankat tashmë i kanë njoftuar qytetarët për situatën e shkaktuar për shkak të së cilës bankat elektronike dhe mobile nuk janë në dispozicion.
 
“Jemi duke u përballur me një problem teknik global dhe për këtë arsye shërbimet bankare elektronike dhe mobile të bankës janë përkohësisht të padisponueshme. Pa pengesa mund të përdorni lehtësisht kartat dhe bankomatet. Punojmë të përkushtuar për zgjidhjen e problemit. Faleminderit për mirëkuptimin.”, thuhet në mesazhin e Procredit Bank.
 
Nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë e konfirmuan problemin, por që thanë se i njëjti është tejkaluar. Linja ajrore “Wizz Air” u bëri thirrje udhëtarëve që të arrijnë në aeroport më së voni 3 orë para fluturimit. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, informoi se nuk ka pasur probleme të raportuara në sistemet kompjuterike të institucioneve shtetërore dhe se nuk bëhet fjalë për sulm kibernetik.
 
“Nuk bëhet fjalë për ndonjë sulm kibernetik. Informacionet e fundit që mora janë së bëhet fjalë për papërshtatshmëri të resurseve të platformës Microsft, pra ky është raport i tyre. Disa institucione që përmes shërbimeve të tyre kanë qenë të lidhura me atë platformë u ka shkaktuar disa të meta dhe rënie të sistemit.”, - deklaroi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.
 
Për shkak të këtij problemi teknik e gjithë Bota është në gjendje kaotike, raportojnë mediat botërore, institucionet dhe kompanitë e shumta, duke përfshirë aeroportet, bankat, spitalet, supermarketet dhe shtëpitë mediatike. Aeroportet në Shtetet e Bashkuara, Sidnej, Berlin dhe Amsterdam dhe kompania “Air France” raportuan probleme teknike, pas të cilave ata vonuan fluturimet.
 
“Këtu jemi prej orës 9:00, presim 1 orë e 15 minuta. Na thanë se bëhet fjalë për problem global dhe se punojnë për ta tejkaluar atë.”, - tha një qytetar.
 
“Vetëm një pikë shërbimi është i hapur për udhëtarët, regjistrimi bëhet me dorë, prandaj zhvillohet shumë ngadalë. Pres që së shpejti të normalizohet puna.”, - tha një qytetar tjetër.
 
Media britanike "Sky News" njoftoi se nuk mund të transmetonte programin e saj të mëngjesit, për shkak të një defekti teknik. Për shkak të një dështimi të softuerit, probleme pati edhe sistemi shëndetësor online britanik, vështirësi u paraqitën edhe në Kroaci. 
 
FLORIJE KAMBERI