Maqedoni
“Pyjet nacionale”, pas shuarjes së zjarreve do të vlerësohen dëmet
19.07.2024 17:29
Gjendje e keqe financiare, llogari e bllokuar, borxhe dhjetëra milionë euro...

Menaxhmenti i ri i “Pyjeve nacionale” gjeti një kompani të falimentuar, por drejtori Trajanov tha për TVM se kanë marrë garanci nga Qeveria se me ribalancimin e Buxhetit do të ketë para për pagat e punëtorëve, ndërsa do të mbulojnë edhe e një pjese të borxheve që të mos mbeten pa karburant, energji elektrike dhe me fatura të papaguara.
“Me ato mjete do t’i motivojmë të punësuarit, do t’i paguajmë pagat dhe kjo do të mundësojë punë të vazhdueshme. Ekipet tona që janë të angazhuar për fikjen e zjarreve çdo ditë janë të pranishëm në shuarjen e zjarreve në më shumë lokalitete.”, - deklaroi drejtori i "Pyjeve nacionale", Zdravko Trajanov.
Pas shuarjes së zjarreve, pylltarët do të vlerësojnë dëmet, do të pastrojnë dhe do të përgatisin terrenin për fidanë të rinj. Aktualisht nuk ka shifra të sakta se sa drunj janë shkatërruar, por Trajanovi thotë se pasojat për biodiversitetin janë të mëdha.
“Në varshmëri nga rajonet, lartësia mbidetare dhe faktorët klimatik ka lloje të drunjve që janë të rekomandueshme të cilat do të mbilleshin në të ardhmen. Pyjet halore ndoshta janë opsioni më i mirë dhe më stabil, sa i përket zjarreve.”, - theksoi drejtori i "Pyjeve nacionale", Zdravko Trajanov.
Trajanovi thotë se faktori njeri është shkaktari më i zakonshëm i zjarreve në pyje. Sipas vlerësimeve fillestare, vetëm në malin Serta është djegur një pyll në një sipërfaqe prej gjashtëdhjetë hektarësh.
FLORIJE KAMBERI
