AUTIZMI

Psikologët apelojnë për trajtim të hershëm

19.04.2015 15:48

Diagnostikimi dhe trajtimi i hershëm i fëmijëve të prekur me autizëm rrisin gjasat për shërim. Prandaj psikologët apelojnë te prindërit që nëse vërjenë simtome të autizmit tek fëmijët e tyre menjëherë të marrin masa të konsultohen me ekspert...

Simptomat e autizmit fillojnë të shfaqen qe nga mosha 18 mujore dhe shkalla e dëmtimit dallon nga individi në individ. Falë metodave më bashkëkohore shumë fëmijë pas trajtimit adekuat kanë arritur rezultate te kenaqshem thot Psikologja Zemrijete Bela, e cila nëpërmjet shoqatës “Imago Plus” angazhohet në identifikimin dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm.

“Kemi ba terapinë njëra ndër metodat që ëshët më bashkëkohore e cila ka arritur sukseset më të mëdha momentalisht në të gjithë botën poashtu edhe me terapinë zhvillimore” – tha psikologja, Zemrijet Bela.

Ajo sqaron se për fëmijët me autizëm ekzistojnë programe te vecanta të individualizuara në bazë të nevoajve të fëmijëve ,me qellim qe femija me autizem  te kaloje nje faze te veshtire ne drejtim te funksionimit normal te organizmit te tij si ne aspektin mendor ashtu edhe ne ate motorrik. E mira eshte qe  se kohëve të fundit ka filluar vetëdijësimi i prindërve qe ne kohe të merren masa për trajtimin e fëmiëve.

“Kanë filluar nga mosha 2 vjet e 5 muaj fillojnë prindërit të kërkojnë ndihme  sepse gjeneratat e reja  e kanë vetëdijësimin e më të lartë dhe punojnë me fëmijët që mund ti vërejën këto shënja,  dhe të kërkojnë ndihmë sa më herët për tu arritur trajtimi i duhur tek këta fëmijë” – tha psikologja, Zemrijet Bela.

Sot të paktën 1 në 88 përsona diagnoistikohen me autizëm. Kjo diagnoze është aq e gjërë, saqë mund të përfshijë individë të vlerësuar me koeficientë inteligjence të përparuar apo edhe me vonesë të zhvillimit mendorë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)