Çairi pret vendimin e qeverisë për rikthimin e pishinës
“Ne prag te fillimit te stines se veres, gjithkush prej neve i parashtrone pyetje vetes, ku do ti kalojme pushimet verore dhe ku do te fresokohemi gjate vikendeve te shkurta, por shumë te nxehta. Pa dyshim alternativ me e mire dhe me e lire per kete jane pishinat, por sa pishina ka ne kryeqytet, a jane te mjaftueshme ato per te gjithë, dhe a ka nevoje ne shkup te ndertohen pishina të reja nëpër lagjet të medha shqiptare, TVM-2 investigon ne terren”

“Ne prag te fillimit te stines se veres, gjithkush prej neve i parashtrone pyetje vetes, ku do ti kalojme pushimet verore dhe ku do te fresokohemi gjate vikendeve te shkurta, por shumë te nxehta. Pa dyshim alternativ me e mire dhe me e lire per kete jane pishinat, por sa pishina ka ne kryeqytet, a jane te mjaftueshme ato per te gjithë, dhe a ka nevoje ne shkup te ndertohen pishina të reja nëpër lagjet të medha shqiptare, TVM-2 investigon ne terren”
Banorët e anëketuar në lagjen e Çairit janë ata të cilët në mungesë të pishinave, kalojnë nga 10 kilometra rrugë deri sa e gjejne pishinën më të afërt. Ky problem përsëritet cdo verë pasi temperatuart e larta nuk kalohen në shtëpi.
Ata janë të mendimit se shkupit I duhen më shumë pishina, por ndërtimi I tyre duket se eshtë më I nevojshëm në lagjet shqiptare, ku pishinat janë investime që nuk I merr parasysh askush, pasi të gjithë mendojnë se ka gjëra më të rëndësishme se pishinat.
” Po verës, tash është më nxet, na nevojitet një pishinë sepse edhe ne kemi nevoj te fresohemi. Zakonisht shkojmë në pishinën Olimpike, besojë se është mire edhe këtu të ketë një pishinë afër në komunën e Çairit, Butelit dhe Fushë Topanës”
“Po sigurisht është më mire të kemi pishinë këtu afër”
“Po mblidhemi për në pishina por jo për në Shkup, por jashtë “
”Po, kemi nevoj për pishin. Këtu ka pasur pishinë por ka punuar shumë pak kohë. Për not dhe rekreacion në ujë shkojmë në Matkë, Treskë dhe në pishinën ushtarake” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Para 30 vjetësh, në Fushë Tophanë u ndërtua një pishinë me kotributin e vetë banorëve të kësaj zone në atë kohë. Por puna e saj zgjati shumë pak. Sot më të vjetrit e dinë që dikur këtu ka pasur pishinë, por I vetmi vend freskues I rinisë së Cairit, tanimë ka vite që është kthyer në magazinë private.
Para shumë vitesh ky objekt I takoi ndërrmarjes shtetërore publike per ekonomizim te objekteve sportive dhe më pas, me decentralizimin e komunave, askush nuk mendoi tja kthejë atë komunës së Cairit për rekreacion të banorëve të saj. Komuna tani më disa kohë po kërkon kthimin në pronësi të komunës së këtij objekti me të vetmin qëllim, rihapjen e pishinës së vetme në Çair.
“Komuna e Çairit ka ndërmar masa në këtë drejtim ka bërë kërkesë deri në Qeveri që të gjitha objektet sportive të kthehen në pronësi të komunës së Çairit , në momentin që do të kemi një përgjigje pozitive atëherë ne do të mund të investojmë këtu, A do të jetë ajo investim i Komunës së Çairit ose do të jetë investim me partneritet publik privat do të shohim më tutje dhe në këtë mënyrë kur do të realizohet projekti , do të kemi një konstrukt të saktë finaciare” – tha Zëdhënësja e Komunës së Çairit, Kaltrina Zekolli.
Shumica e qyteteve të mëdha në botë, kanë pishina pothuajse në cdo komunë. Por në Shkup ka shumë pak pishina , të pamjaftueshme për të kënaqur nevojat e rinisë por edhe të banorëve të tjerë të Shkupit, madje shumë pishina të vjetra të ndërtuara që në kohën e ish jugosllavisë, tashmë nuk janë fare atraktive pasi në to nuk është bërë asnjë investim.
Nga Qyteti i Shkupit nuk e dinë ende nëse në të ardhmen do të ketë ndonjë projekt për ndërtimin e pishinave në lagjet ku nuk ka fare pishina. (Rexhep Qamili, TVM2)
