Maqedoni

Parashikimi i motit

20.07.2024 11:11

Kjo e shtunë do të jetë sërish nën mbizotërimin e temperaturave të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 39 gradë Celsius....

Moti do të jetë i kthjellët, me kalime të pakta vranësirash gjatë pasdites. Në orët e mbrëmjes në shumë vende do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe me breshëri.
 
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 32 deri në 39°C.
 
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, në formë stuhie me erë të fortë dhe breshër.
 
Temperatura minimale do të zbresë deri në 20°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 38°C.
 
Ditëve në vijim do të kemi sërish mot të ngrohtë, temperaturat do të ulen pak ndërsa deri ka mesi i javës së ardhme do të kemi shfaqe të një moti të paqëndrueshëm