Zhernovski: Gruevski do të ndahesh nga qytetarët, duke qëndruar prapa grilave
Në tubimin e sotëm të LSDM-së në Kapishtec, u publikua bomba e 23 e cila ka për qëllim të zbardh të vërtetën mbi komunën e Qendrës dhe Maqedonisë....

Kryetari organizatës komunale të LSDM-së Sasha Bogdanoviq, i cili publikoi audio inçizime tha se audioxhirimet e përgjuara nxjerrin në pah se kush qëndron dhe kush është në dijeni për demulimin e selisë së partisë.
Ai publikoi një bisedë për të cilën tha se është zhvilluar mes shefit të kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protuger dhe ministren e puneve te Brendshme Gordana Jankullovska ku këta dy sipas bisedës pranojnë se kanë demoluar selitë e partisë së Lube Boshkovskit.social-demokratet paralameruan se “bomba” me e fuqishme kundër Nikolla Gruevskit, është e referendumi për Qendrën tregtare që do të mbahet me 26 mars.
Ndersa akti më kriminal për komunë Qendër është projekti Shkupi 2014, pas së cilës ekziston vetë kryeministri Nikolla Gruevski thon nga LSDM-ja. Ne nje bised te pergjuar nga LSDM-ja thonë se dëgjohet Gruevski duke shprehur shqetesim per e pamjes së Shtëpisë së oficerëve.Gruevski kërkon të rregullohet një leje për shtëpinë e oficerëve dhe pamja e saj të mos ndryshohet. Në një bisedë tjetër po mes Gruevski Janakieski, I pari porositë pamjen barok pa u konsultuar me asnjë ekspert dhe pa i pyetur qytetarët për këtë gjë.
“Nuk do të jetë vetëm referendum për Qendren Tregtare, por referendum kundër Gruevskit dhe qeverisjes së tij. A jemi të vetëdijshme se me çfar mendje të sëmura kemi punë, që janë të gatshëm në gjithçka, por ne jemi të gatshëm. Këtë betej do ta fitojm. Nuk do të lejojm që Gruevski të shkatërroj Qendrën dhe Maqedoninë” – tha Sasha Bogdanoviç, LSDM.
Ndërsa kryetari i komunsë së Qendrës Andrej Zhernovski, pasi dëgjoi bisedën e përgjuar, ku Gruevski kërkon pesë ose gjashtë shuplaka për Zhernovskin nga besimtarët që protestonin jashtë komunës, tha se se shpejti do të arrij shuplaka e vertet per Kryeministrin.
“Tërë kohën humbisje në qendër, por dije Nikolla që shuplaka më e madhe të pret. Ne jemi krejtësisht ndryshe . ne nuk jemi si ti që mos ty pyesim qytetarët e qendrës dhe Maqedonisë, se si ti harxhojm parat e tyre prej gjysëm milliard euro për projektin “Shkuoi 2014” . Jo ne realizojm referendum dhe me të 26, dhe pas 7 ditve ty do të godet edhe një shuplakë. Nikolla më beso. Për në fund dua të të them diçka dhe edi që sonte do ta dëgjosh këtë. Ëndrra jote të cilën e dëgjuam nga audioxhirimet të cilat I publikon Zoran Zaev dhe LSDM-ja, që ti don të ndahesh nga qytetarët duke ndërtuar mur të madhë 6/7 metra në Vodno, por ti nuk do të ndahesh nga qytetarët me atë murë, por së shpejti nga qytetarët do të ndahesh duke qëndruar mbrapa grilave te burgut” – tha kryetari i komunes se Qendres, Andrej Zhernovski.
Zhernovski tha se u bë e qartë se njerëzit i solle në Qendrë jo për të mbrojtur kishën, por për të demoluar Komunën Qendër dhe të ushtruar dhunë. (Sanije Kasami, TVM2)
