Maqedoni
Zjarret, flakë zjarri në 12 vende
20.07.2024 13:20
12 zjarre aktive vazhdojnë të jenë aktive në vend...

12 zjarre aktive vazhdojnë të jenë aktive në vend. Situata më alarmante është në dy fshatra në Makedonski Brod. Ekipet për shuarjen e zjarrit janë duke intervenuar me helikopterë.
“Kishte gjithsej 35 zjarre gjatë natës, prejt tyre vetëm 12 janë aktive, të tjerat janë shuar. Në fshatrat Tazhevë në drejtim të Breznicës po digjen pyjet me pisha.”, tha Ilija Bojarovski, zëdhënës i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
300 përfaqësues të armatës dhe dy helikopterë MI-17 në mënyrë aktive janë të përfshira gjatë shuarjes së zjarrit në zona vështirë ku mund të ketë qasjë.
“Përfaqësuesit tanë të armatës janë të angazhuar në mënyrë aktive dhe me përgjegjësi në shuarjen e zjarreve në të gjitha lokacionet në përputhje me nevojat që ka vënë Qendra për Menaxhim me Krizat dhe janë në kordinim të vazhdueshëm me të gjitha subjektet e tjera. Ekipet janë angazhuar në shuarjen e zjarreve në komunat Çashkë, Shtip dhe në Makedonski Brod, ndërkaq me helikopterë po veprojmë në rajonin e komunës Çashkë.”, tha Toni Janevski, zëdhënës i Armatës.
Vetëm helikopterët deri më tani kanë hedhur 200 tonë ujë. Këtu përfshihen jo vetëm helikopterë nga Maqedonia por edhe nga Turqia, Sllovenia, Serbia dhe Mali i Zi.
“Ekzistojnë zjarre të cilat janë në pyje të zakonta, të ulëta dhe këtu menjëherë vërehet efekti menjëherë pas hedhjes së ujit, megjithatë problem më i madh paraqitet te zjarret në pyje me pisha të larta, ku nevojitet të kalojë një kohë që të shihet efekti.”, tha Nenad Dubleviç, kolonel i aviacionit ushtarak të Malit të Zi.
“Kur erdhëm zjarre kishte gjithandej. Pas veprimit tonë dhe të njësive të tjera sikurse kolegëve nga Mali i Zi dhe Maqedonija, zjarret janë nën kontroll dhe tani janë më pak.”, tha Branimir Novakoviq nga MPB e Serbisë.
Përpos shuarjes së zjarrit me helikopterë, beteja me zjarret vazhdon edhe në tokë nga ushtarë të trajnuar për shuarjen e zjarreve si dhe ekipet e zjarrfikësve me aq pajisje sa kanë për të vepruar kundër zjarreve.
MERALE ISMAILI
