Maqedoni

Tetovë, ndërtimi i rrugës së butiqeve, një premtim në letër

20.07.2024 14:17

Rruga e butiqeve në Tetovë, vazhdon të jetë premtim në letër....

Rruga e butiqeve në Tetovë, vazhdon të jetë premtim në letër. Këtë projekt komuna e Tetovës në vitin 2019 fitoi përmes bashkëfinancimit të projektit të IPA programit ndërkufitar me Kosovën. Kryetari i komunës së Tetovës thotë se punimet do të fillojnë me 15 gushtë, afat që deri më tash është duke u shtyrë nga viti 2022 kur edhe kryetari Kasami nënshkroi me ish ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov.
 
“Në rrugën e butiqeve është dashur të fillojnë punimet por me kërkesë të banorëve të zonës për shkak të përvojave më të hershme që nuk realizoheshin punimet në kohë, kërkuan që punimet të nisin pas largimit të mërgimtarëve dhe dakordimi është pas 15 gushtit të fillojn punimet dhe besoje në afat rekord para fillimit të dimrit të përmbylljen gjithë punimet.”, u shpreh kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
 
Ndërkohë banorët  janë të ndarë, disa thonë se punimet duhet të fillojnë të paktën me 1 shtator e disa mendoj se 15 gushti është koha e duhur, pasi sipas tyre duhet  fillohet që ti kthehet dinjteti kësaj rruge.
 
“Duhet të nisë pa mos ardhur gurbetqarët jo pasi vinë ata, me e nis tani e prishin të gjithë rendin.”, u shpreh një qytetar.
 
“Duhet të pyeten njerëzit që kanë lokale këtu, paguajnë qira të mëdha dhe çdo kush ka investuar tash që të punojë edhe do ishte mirë mos nis me 15 gushtë po komuna ndoshta e dinë më mirë i ka analizua punët e veta dhe në bazë të atyre do niset të punohet.”, tha një qytetar.
 
“Shikoni sezon nuk ka, çdo gjë që punohet është mirë, më mirë që të bëhet një ditë e më parë se sa të ngelet pa bërë, sezon nuk ka mirë është të bëhet diçka.”, u shpreh një qytetar.
 
Me projektin pritet që të ruhet identiteti i rrugës së butiqeve apo i Çarshisë së Epërme. Kjo rrugë në të kaluarën ishte shumë e njohur dhe e frekuentuar nga qytetarët për artizanalet megjithatë sot bizneset që ndodhen aty nuk kanë punë sikur para disa viteve.
 
VISAR SADIKI