Maqedoni
Kumanovë, INQK “Trajko Prokopiev” mbaet koncerti i parë i Orkestrës Shqiptare
20.07.2024 14:44
Në Kumanovë u mbajt koncerti i parë i Orkestrës Shqiptare pranë Institutit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë....

Në Kumanovë u mbajt koncerti i parë i Orkestrës Shqiptare pranë Institutit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë. Orkestri në fjalë u formua në tetor të vitit 2022 e që u iniciua nga Fatlum Aliu, pjesë e sektorit për veprimtari muzikore e skenike pranë Institutit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë, me çka gjeti përkrahjen e plotë të institucionit amë si dhe nga gjithë ata kolegë e artistë që duan të kondribujonë sadopak në art dhe kulturë në vendin tonë. Fatlum Aliu, pjesë e sektorit për veprimtari muzikore e skenike, u apelon të gjithë atyre që duan t’i bashkohen këtij rrugëtimi artistik e kulturorë, derën për bashkëpunim e kanë të hapur.
“Ky koncert u realizua në formën më të mirë prej tyre, ne jemi të kënaqur. Si autor i këtij koncerti vlen të theksoj se vetëm si autor nuk mund të realizohet asgjë si individ pa punën në grup dhe pa ndihmën e gjitë kolegëve. Kjo është mundësi e mirë qoftë për këngëtarët apo instrumentistët e rinjë derën e kanë të hapur që të bashkëpunojmë për të arritur rezultate më të larta.”, Fatlum Aliu nga INQK “Trajko Prokopiev” Kumanovë.
“Unë mendoj që ka qenë moment historik dhe diçka që i ka mungu Shtëpisë së kulturës pasiqë pala maqedonase e kanë orkestrin e vet që funksionojnë në kuadër të Shtëpisë së Kulturës, kjo është iniciativë e Fatlumit për të cilën ka pas nevojë e që ne duhet të punojmë që ta ngrisim këtë iniciativë.”, theksoi tenor Ismet Vejseli.
“Mendoj që ka dal mjaftë mirë koncerti pasi këto koncerte kërkojnë koxha punë dhe përkushtim, kohë më të gjatë për tu realizu mirëpo ekipi apo orkestri tregoi profesionalitet edhe dolëm solid me çka edhe publiku ishin të kënaqur.”, tha Ariana Jashari, profesoreshë e muzikës.
Anëtarë të Orkestrës Shqiptare pranë Institutit Nacional Qendra për Kulturë “Trajko Prokopiev” Kumanovë janë Tenori Ismet Vejseli, profesoresha e muzikës, Ariana Jashari, Rami Mustafa me klarinet, Eugen Zeqiri me violinë, Xhemail Latifi baterist si dhe Arbër Curri Tastierest, anëtar të tjerë të kësaj orkestre poashtu janë, Shpëtim Mustafa, professor i muzikës e këngëtar, si dhe Zana Zymeri Violiniste.
FATLUM AQIFI
