Maqedoni
Moti i keq, pjesë të Shkupit 15 orë pa rrymë
20.07.2024 15:31
Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të rrymës për rreth 15 orë...

Moti i keq ka shkaktuar ndërprerje të rrymës për rreth 15 orë, por edhe dëme të tjera materiale sikurse drunjë dhe shtylla elektrike të rrëzuara, vetura të dëmtuara në më shumë pjesë të Shkupit. Autoritet po bëjnë vlerësimin e dëmeve dhe së shpejti do të saktësohet mënyra e sanimit të tyre. Kryetari i BNJVLS-së Gjorgjievski thotë se të gjitha komunat kanë shtabe të krizës me qëllim që në mënyrë adekuate të veprojnë gjatë katastrofave natyrore, por në situatat aktuale kur ka zjarre dhe mot i keq, të cilat vështirë se kontrollohen dhe janë jashtë kompetencave të komunave, nevojitet ndihmë edhe nga institucionet.
“Aktualisht gjendja në Shkup nuk është alarmante. Unë i kontaktova një pjesë të kolegëve të mi, të cilët në mënyrë efektive përballen me problemet që janë shkaktuar nga moti i keq ditën e djeshme, i shkaktuar nga shiu dhe era.”, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së.
Humbja e gjelbrimeve ndikon ndryshimet
Moti i keq duke shkuar në ekstreme, mbahet mend nga 2026-ta flet profesori universitar në fakultetin e pyjeve Bojan Simovski. Sipas analizës së tij, si pasojë e uljes së hapësirave të gjelbërta, krijohen ndryshimet mikroklimatike ku temperaturat janë tejet të larta ndërkaq që sasia e ujit gjatë vitit nuk ndryshon por vjen në periudha jo të duhura. Simovski alarmon humbjen e hapsirave të gjelbra në qytete.
“Humbja e korridoreve të gjelbërta, tani në kuadër të pjesëve të vogla në blloqet ku jetojnë qytetarët nënkupton ndryshim të kushteve mikroklimatike si prsh, sipërhaqet e ngrohura nga dielli, shum shpejt nxehen, nga ana tjetër edhe shum shpejt ftohen, që krijon temperatura ekstreme të pavolitshme edhe për botën e gjallë.”, tha Bojan Simovski, profesor në fakultetin e pylltarisë.
Profesori Simovski thotë se duhet përpiluar strategji për zhvillimin e gjelbrimeve, duke planifikuar aktivitete të ndryshme. Por sipas tij ndryshimet klimatike nuk tangojnë vetëm shtetin por edhe mbarë globin, në të cilën duhet vepruar.
MERALE ISMAILI
