Maqedoni
LSDM: Janushev me tokë ndërtimore prej 325 euro
20.07.2024 16:22
Abuzimi me pushtetin dhe dhe luftimi i korrupsionit në fokus të partive politike.....

Abuzimi me pushtetin dhe dhe luftimi i korrupsionit në fokus të partive politike. LSDM dhe VMRO-DPMNE shënjestruan njëra tjetërn për shpërodrim të parave publike. Mende Ilievski nga LSDM akuzoi sekretarin general të Igor Janushevin nga VMRO-DPMNE-se, ka marrë dhuratë tokë ndërtimore në qendër në vlerë deri në 325 mijë euro.
“Një legalizim i tillë perverz i parave të fituara në mënyrë kriminale nuk është regjistruar deri më tani në politikën maqedonase. Kjo është për një medalje të artë. Nuk mund të pritet asgjë ndryshe nga Janushev, i cili tashmë është një kriminel i dënuar. A është ky njeri ndryshimi që premtoi VMRO-DPMNE? A do të reagojnë institucionet. Ne presim që KSHPK dhe Prokuroria Publike të hetojnë urgjentisht këtë dhuratë të madhe që i ra Igor Janushevit?”, tha Mende Ilievski nga LSDM.
VMRO: Vëllai i Filipçes termocentral 1.5 megavat në dojran
Ndërkohë VMRO-DPMNE ka akuzuar kreun e LSDM-së Venko Filipçe për abuzim me pushtetin. Sipas tyre vëllai i Venko Filipçes së bashku me Vice Zaevin do të prodhojnë energji nga fotovoltaikët, dhe para se të largoheshin nga pushteti kanë ndërtuar një termocentral 1.5 megavat në Dojran.
“Nikolla Filipçe, vëllai i Venko Filipçes, blen tokë në Dojran në të cilën është ndërtuar centrali fotovoltaik prej 23000 m2 në vitin 2021, derisa vëllai i tij ishte ministër i shëndetësisë. Derisa Venko Filipçe ishte ministër i shëndetësisë në qeverinë e Zoran Zaev , vëllai i tij nëpërmjet ministrisë së transportit merr leje për konvertimin e tokës për të ndërtuar një impiant fotovoltaik. Në më pak se një muaj, kryetari i Dojranit antarë I LSD-së ndryshon planin detal urbanistik dhe lejon Filipçen të ndërtojë termocentralin.”, MILE LEFKOV• VMRO-DPMNE
Nga VMRO-DPMNE thonë se Venko Filipçe është zgjedhur kryetar për të mbrojtur mbrojtur bizneset e familjeve Zaev dhe Filipçe.
SAMET ABDULLAU
VMRO: Vëllai i Filipçes termocentral 1.5 megavat në dojran
