Botë

Haxhiu s’i beson Serbisë për Faton Hajrizin, dënon vrasjen e policit në Lloznicë

20.07.2024 17:44

Ministrja e Drejtësisësë Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se është e papranueshme përdorimi i etnisë...

Ministrja e Drejtësisësë Kosovës, Albulena Haxhiu ka thënë se është e papranueshme përdorimi i etnisë nga politika serbe në rastin e vrasjes së policit serb Nikolla Krasmanoviq, nga i dyshuari Faton Hajrizi, që poashtu u vra dje nga policia serbe. 
 
Haxhiu tha se informacionet që janë dhënë për Faton Hajrizin janë kundërthënëse dhe se nuk dihet sigurt nëse Hajrizi është personi i vrarë dhe për vendin se ku është vrarë, njoftojnë mediat në Kosovë. 
 
Ajo kërkoi një hetim të thellë për këtë rast.
 
“Përdorimi etno-politik i aktit kriminal të vrasjes së një polici në Lloznicë nga ana e Qeverisë së Serbisë është i papranueshëm, i qëllimshëm dhe i parapërgatitur. Nëpërmjet ish zëdhënësit të partisë së Sllobodan Millosheviqit, tash kryetar i saj dhe ministër i punëve të brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, u dha lajmi se i arratisuri nga burgu në Kosovë, Faton Hajrizi, i dënuar për disa vepra të rënda kriminale, është vrarë.  Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti.”, tha ajo.