Botë
Rusia sulmon me raketa Kharkiv, viktima dhe të plagosur
20.07.2024 18:08
Dy civilë u vranë dhe tre u plagosën në sulmet ruse me dronë dhe raketa gjatë natës...

Dy civilë u vranë dhe tre u plagosën në sulmet ruse me dronë dhe raketa gjatë natës në rajonin e Kharkiv në Ukrainë, sipas zyrtarëve ukrainas.
Ata thanë se sulmet ruse goditën objektet e energjisë dhe infrastrukturës hekurudhore në të gjithë Ukrainën.Kreu i rajonit të Kharkiv, Oleg Sinegubov, tha se raketat “Iskander” goditën një objekt të infrastrukturës në qytetin Barvinkovo në atë rajon, duke vrarë dy civilë dhe duke plagosur tre të tjerë.
