Kampionati mesdhetarë ne mundje të lirë

19.04.2015 17:49

Në Kampionatin Medhetarë në mundje të lirë I cili dje ka përfunduar në Madrid të Spanjës, mundësi I reprezentacionit të Maqedonisë Adil Adili është stolisur me vendin e dytë që është sukses për lakmi për këtë djalosh I cili llogaritet ardhmeriq e mundjes...

Adil Adili, I cili jeton në Francë dhe posedon edhe pasaportë të Maqedonisë, është stolisur me medalje të arxhendtë duke shënuar 3 fitore dhe vetëm një disfatë kundër spanjollit të natyralizuar me prejardhje xheorxhiane.

Konkurrenca ka qenë mjaft e fortë, kan marr pjesë 14 shtete me mbi 100 mundës dhe ky rezultat I Adil Adilit është vetëm edhe një dëshmi se mundjes në vend po I kthehet fama dhe oritn e gëzonte dikur.

Adil Adili u paraqit në kategorin deri më 61 kilogram dhe ka qenë i vetmi mundës nga Maqedonia. Urime për këtë sukses. (Artan Ziberi, TVM2)