Maqedoni
Parashikimi i motit
21.07.2024 10:46
Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare....

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40°C. Indeksi UV do të ketë vlerën 9.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Pasdite do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperatura minimale në kryeqytet do të zbresë deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 39°C.
