Maqedoni

Likovë, fillon sanimi i dëmeve nga vërshimet

21.07.2024 13:48

Në komunën e Likovës kanë filluar të sanohen dëmet që u shkaktuan nga vërshimet e disa javëve më pare...

Në komunën e Likovës kanë filluar të sanohen dëmet që u shkaktuan nga vërshimet e disa javëve më pare, me çka u dëmtuan rrugë, shtretër të lumjeve, objekte private si dhe u shkaktuan dëme në të mbjella bujqësore. Në të vërtetë nga organet komunale po sanohen ato rrugë e objekte me karakter publik si rrugë, rrugica, diga, e shtretër të lumejve.
 
“Objektet me karakter publik, një pjesë e shtratit të lumit në fshatin Sllupçan, i morrëm të gjitha masat e duhura dhe punimet vazhdojnë aty me çka do të sanohet ai problem që u shkaktua aty, pastaj me pastrimin e Digës së vogë në fshatin Sllupçan te familja Zymberi, Digës në fshatin Likovë tek familja Xhemaili si dhe rrugët lokale të cilat shpien për fshatrat malorë si Sllupçan-Runicë, në fshatrat Orkoc, Llukarë e Goshincë kështuqë në bazë të planit dinamik dhe pikave që i kaluam në këshill do të intervenohet në të gjitha këto akse rrugore.”, u shpreh kryetari i komunës së Likovës Erkan Arifi.
 
Arifi gjithashtu na njoftoi se nga ana e Komisionit për fatkesësi natyrore dhe inspektoratit komunal janë bërë evidentimet e dëmeve dhe të njejtat janë dërguar në qeverinë e RMV me qëllim dëmshpërblimin e tyre.
 
“Komisioni për fatkeqësi natyrore sëbashku me inspektoratin komunal kanë dal në vendëngjarje dhe kanë verifikuar dëmet nga vërshimet dhe kemi propozuar në seancë të këshillit komunal ku është aprovuar rendi i ditës dhe pikat për të cilët kishim dëme, të gjithë personat fizik që kishin dëme komisioni në fjalë i ka procesuar lëndët dhe në bazë të dispozitave ligjore i ka dorëzuar në qeverinë e RMV-së.”, u shpreh Arifi.
 
Ndryshe nga të reshurat e disa javëve më parë përveç dëmeve që u shkaktuan në rajonin e Likovës gjithashtu u prekën edhe shumë vendbanime të tjera të vendit.
 
FATLUM AQIFI