Ali Ahmeti: BDI ka strategji për gjeneratat e ardhshme
Ne kërkojmë të ketë “armëpushim” dhe t`i jepet mundësi dialogut të filluar në Bruksel...

Ne kërkojmë të ketë “armëpushim” dhe t`i jepet mundësi dialogut të filluar në Bruksel. Pasi të dakordohen për këtë, ne do të kyçemi në këtë proces. kështu vlerson Lideri I BID-së, Ali Ahmeti, sipas të cilit ulja e tensioneve dhe zgjidhja është e domosdoshme, ndërsa nga dialogu duhet të del zgjidhja e kompromisit. Besoj që do të gjejnë vullnetin për arritjen e zgjidhjes, kjo do t`i ndihmoj vendit të integrohen në NATO dhe në BE, alternativë tjetër për vendin dhe rajonin nuk ka, tha Ahemti.
“Vëmendja dhe ndihma vjen sepse Maqedonia është e rëndësishme për rajonin, sepse stabiliteti dhe paqja në rajon është kyçe për integrimin. te gjithë kemi investuar në marrëdhëniet e mira ndër etnike dhe për stabilitetin që vendi të integrohet në BE dhe në NATO.BDI nuk është organizatë cirku që të bëjmë akrobacione. BDI nuk ndërton politika për sot dhe nesër, por për gjeneratat pas nesh. Ne investojmë në arsim edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh. Ne kemi kërkuar për përgjimet që të mbikëqyren nga ekspert politik dhe juridik të Brukselit. Për gjithçka ne duam që të rregullohet prej këtu, por kjo temë është shumë e ndjeshme dhe çdo zgjidhje do të kontestohej” – tha kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti.
Lideri I BDI-se tha se kjo parti ka ndërtuar vlera si organizatë, si front për t`u përballë me vështirësitë që vijnë nga jashtë, por edhe me pakënaqësi që mund të vijnë nga brenda. Këto deklarat Ahmeti I tha gjatë mbajtjes së Kuvendit te BDI-së në Strugë, ku me 64 vota pro dhe katër kundërt, Ramiz Merko zgjidhet kryetar i BDI-së dega në Strugë. Nderkohe duke iu referuar zhvillimeve të fundit në parti kryetari I BDI-se Ahmeti u shpreh se BDI është një parti e hapur që promovon mendimin ndryshe në funksion të unitetit.
Sipas Ahmetit BDI, nuk do të kishte këtë mbështeteje në rast se nuk do të kishte këtë qasje unifikuese. (Sanije Kasami, TVM2)
