Ekonomi

Ribalanci i buxhetit, Baush: Ishte i patjetërsueshëm

21.07.2024 13:56

Vendi nuk është në pozitë më ideale për sa i përket arkës shtetërore dhe ribalanci i buxhetit...

Vendi nuk është në pozitë më ideale për sa i përket arkës shtetërore dhe ribalanci i buxhetit ishte i patjetërsueshëm, vlerëson eksperti ekonomik Abiul Baush. Megjithatë Baush nuk pajtohet me pjesën e shkurtimit të investimeve kapitale, ndërsa në anën tjetër të kemi rritje të shpenzimeve.
 
“Ishte e patjetërsueshme të bëhet rishikimi I buxhetit, por që të mos dramatizohet kaq, duhej që të mirren masa. Unë pritshmëri tjera, të them të drejtën, pritshmëritë ishin që ti zvogëlojnë shpenzimet, që mos të preken investimet kapitale, ato që janë të vazhdojnë, por ja që nuk ndodhi ashtu.”, tha ekonomisti Abil Baush.
 
Në ndërkohë Abil Baush deklaratat e ministres së financave Dimitrievska Koçovska se ekonomia është në vdekje klinike i vlerëson si jo-korrekte, pasi sipas tij ajo tani është personi që me gjakftohtësi duhet të menaxhjojë financat e shtetit. 
 
“Situata nuk duhet të jetë të kalojë në atë pjesën e panikut, por duhet me një gjakftohtësi jashtëzakonisht të madhe të menaxhohet kjo pjesa e financave. Unë nuk them se është ideale pjesa e buxhetit, por të thuhen deklarata të tilla në afekt jashtzakonisht të madh nuk do të ishte korrekte dhe nuk do të ishte mirë, sepse ajo për momentin është ministre e financave dhe nuk është analiste ekonomike.”, tha Baush.
 
Me ribalancin e ri të buxhetit të hyrat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, kurse shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë. Inflacioni parashikohet të jetë rreth 3.5%, kurse rritja reale pritet të jetë rreth 1%. 
 
ERSAN PAJAZITI