Maqedoni
Zjarret, flakët e zjarrit aktive në 9 lokacione
21.07.2024 15:05
9 zjarre aktive në mbarë vendin, informojnë nga qendra për menaxhim me krizat..

9 zjarre aktive në mbarë vendin, informojnë nga qendra për menaxhim me krizat, pasi ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në shuajnë të tjerat nga gjithsej 30 zjarre aktive. Helikopterë janë angazhuar në rajonet e Çashkës, Kavadarit dhe Gradskos. Drejtori i qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov thotë se situata ndryshon nga momenti në moment. Zjarr i fuqishëm është ngirtur në malin Serta në Shtip.
“Vendosëm që atje të mos përdorim helikopterë, pasi ka një rrugë të ndërtuar nga NATO për trajnime, ku janë vendosur zjarrëfikësit e Shtipit të ndihmuar nga njësitet e qyteteve të tjera të Maqedonisë Lindore. Gjithashtu dërguam 25 pjesëmarrës të njësisë emergjente, por ka edhe dhjetra pjesëmarës të shoqatës së gjuetarëve të Shtipit.”, tha drejtori i qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov.
Ministri i brendshëm Toshkovski ka kritikuar gjëndjen në të cilën është Qendra për Menaxhim me Kriza, duke thënë se qeveria do të duhet që të investojë më shumë në këtë institucion. Sipas Toshkovskit qendra duhet të jetë më e përgatitur në përballjen me situata të tilla.
“Qeveria po bën përpjekje maksimale për zgjidhje thelbësore të këtij problemi, që vitin tjetër kështu të papërgatitur me sfida të tilla. Fakt është se nuk funksionon sistemi dhe se duhet të riorganizohemi dhe maksimalisht ti përkushtohemi Qendrës për Menaxhim me Kriza. Në ta ardhmen të përforcojmë pozicionin e këtij institucioni që të mund në mënyrë adekuate të përballet me situata të ngjashme.”, tha ministri i brendshëm Pançe Toshkovski.
Si pasojë e tymit të dendur helikopteri i armatës M17 nuk ka arritur të depërtojë në zonën e djegur të komunës së Makedonski Brodit. Nga qendra për menaxhim me kriza presin që tymi të hiqet për ta rikthyer helikpoterin. Në shuarjen e zjarreve janë angazhuar pjesëtarë të armatës, njësiteve speciale të policisë, zjarrëfikës si dhe banorë lokal.
MERALE ISMAILI
