Maqedoni
Huamarrja nga Hungaria, Hajredini: Dyshon në kapacitet për menaxhimin e huamarrjeve
21.07.2024 15:55
Ish-Ministri për Financa, Xhevdet Hajredini gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë...

Ish-Ministri për Financa, Xhevdet Hajredini gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, ka dhënë vlerësimet e tij lidhur me huamarrjen e paralajmëruar nga Hungaria. Sipas tij huamarrja është mirë, por vetëm nëse shteti nuk është në situatë të keqe financiare, ashtu siç është aktualisht. Hajredini dyshon se shteti ka kapacitete administrative që t`i menaxhojë huamarrjet, kurse vlerëson se bizneset dhe komunat nuk janë të gatshme me projekte për investime. Ai shprehet i surprizuar nga shkalla e korigjuar e rritjes ekonomike nga 3.4 në 2.1%.
“Nuk duhet të jesh ekonomist që të dini se tashmë 30 vite Maqedonia nuk ka realizuar shkallë më të lartë të rritjes vjetore prej 2.1 apo 2.2%. Gjithë kohën me huamarrje të mëdha nga vende të jashtme për të mbuluar deficitin. Për shkak se nëse rritja e ekonomisë do të jetë 2.1% nuk do të ketë të ardhura në Buxhet, nuk do të ketë taksa dhe sërish do të kërkojmë huamarrje për të mbuluar obligimet që do të vijnë, të cilët me investime të këtilla nuk do të mund t`i mbulojmë.”, tha ish-Ministri për Financa, Xhevdet Hajredini.
