Maqedoni
Parashikimi i motit
22.07.2024 09:04
Kjo javë nis me rënie të lehtë temperaturash, ku termometri pritet të shënojë maksimalisht 38°C...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë ku priten vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite situata do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokale me kushte për stuhi afatshkurtër.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22°C, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 39°C. Indeksi UV do të ketë vlerën 8.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare nga veriu. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.
Temperatura minimale do të zbresë deri në 19°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 38°C.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Në vend të kësaj do të ketë stuhi me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Nga e mërkura do të ketë rënie më të theksuar të temperaturës.
