Ekonomi

KRRE: Ulen çmimet e derivateve të naftës

22.07.2024 12:47

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,87 % në raport me vendimin e datës 15.7.2024.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (DЕ V) ulen për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) ulet për 1,00 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,152  denarë për kilogram.
 
Nga data 23.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 81,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 83,50 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 74,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 72,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 45,757 (denarë/kilogram)