Botë
Tiranë, familja e Aleks Nikës në SPAK
22.07.2024 15:29
Në Prokurorinë e Posaçme në Tiranës ka nisur puna zyrtarisht për zbardhjen e një prej krimeve...

Në Prokurorinë e Posaçme në Tiranës ka nisur puna zyrtarisht për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e Shqipërisë, vrasjet shtetërore të 21 janarit.
Rajmonda Nika dhe Mark Nika, bashkëshortja dhe xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë nga plumbat e gardës më 21 janarin e vitit 2011, u futën sot në zyrat e SPAK-ut për herë të parë, me shpresë se do të gjejnë drejtësinë e munguar për mbi 13 vite. Pas 3 orësh dëshmi, Rajmonda tha se ka folur edhe për fakte të reja hetimore.
Për të dëshmuar para hetuesve për rolin, më 21 janar të ish-kryeministrit, Berisha; ish-ministrit të Brendshëm, Basha dhe ish-drejtuesit të gardës, në SPAK u thirr edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Marku.
Seanca e sotme ishte vetëm për marrjen e dëshmisë së kallëzuesve, ndërsa ditët në vijim pritet edhe dorëzimi i audios ku familja thotë se ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendi, jep urdhër që të qëllohet ndaj protestuesve, pas komunikimit me Sali Berishën. Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore me një sërë akuzash të rënda. Deri më tani, drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.
LULJETA NDOKA
