Ekonomi
LSM: Shpenzimet minimale për një familje, 60.570 denarë
22.07.2024 16:24
Shpenzimet minimale të një familjeje në korrik kanë qenë 60.570 denarë dhe në krahasim me qershorin...

Shpenzimet minimale të një familjeje në korrik kanë qenë 60.570 denarë dhe në krahasim me qershorin janë rritur për 245 denarë, publikoi sot Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë.
“Tek ushqimi dhe pijet ka një rritje të vogël të kostove, disa produkte ushqimore siç është vaji, orizi dhe fasulja janë shtrenjtuar këtë muaj. Ndërsa te fruta-perimet sezonale janë ulur pak çmimet, kështu që variojnë shpenzimet, por nuk është shfaqur dukshëm në lëvizje të çmimeve. Edhe në pjesën e derivateve që tek tabela jonë pasqyrohet me transportin, ku sipas vendimit të Komisionit rregullator të energjetikës benzina Super-95 ishte 81 denarë, ndërsa tani është 84 denarë për litër, kjo ndehet tek shporta që ka rritur koston për 106 denarë në krahasim me muajin e kaluar.”, - deklaroi Svetllana Dimovska nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Nga Sindikata thonë se këto rritje vijnë si pasojë e manipulimeve të tregtarëve për fitime sa më të larta.
Sipas metodologjisë së re të llogaritjes së shportës sindikale, me banesë të marrë me qira prej 60 metrash katrorë, shpenzimet rriten në 75.945 denarë. Zakonisht, më së shumti para nevojiten për ushqim, për çka në korrik për nevojat elementare kanë qenë të nevojshme 22.008 denarë, ndërsa për shpenzime të regjisë 6.014 denarë.