Maqedoni
Mickoski takoi ambasadorët e vendeve të BE-së
22.07.2024 16:41
Situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend...

Situatën aktuale politike dhe ekonomike në vend, si dhe për progresin e shtetit në rrugën drejt integrimit në Union është diskutuar në takimin që kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Kryeministri Mickoski i njoftoi ambasadorët për përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe investimet që duhet ta afrojnë vendin tonë me standardet evropiane.
“Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme në realizimin e proceseve reformuese.”, - thuhet në kumtesë.
Takimi përfundoi me marrëveshje për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
